Showbiz12 Korrik 2019, 23:10

Akuzohet për abuzim seksual me të mitur, këngëtari i njohur rrezikon 30 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për abuzim seksual me të mitur , këngëtari i njohur rrezikon 30 vite burg

Këngëtari i çmimit Grammy R Kelly është arrestuar në Çikago, për abuzime seksuale. Ndaj 52 vjeçarit rëndojnë 13 akuza për krime seksuale, përfshirë këtu pornografi dhe pengim i drejtësisë, teksa akuzohet nga 3 vajza të mitura dhe 4 gra, mes të cilave edhe ish bashkëshortja e tij.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i muzikës R&B përballet me akuza të tilla, të cilat i ka mohuar ato për dekada me radhë. Në vitin 2008 u akuzua për pornografi me të mitur por gjykata e shpalli të pafajshëm.

Këngëtari i muzikës R&B i ka mohuar akuzat ndaj tij për dekada me radhë. Në qoftë se akuzat ndaj tij provohen, Kelly mund të përballet me dënimin 30 vjet burg. Mbetet për tu parë në vijim se si do të shkojë çështja e tij.

codramol
smile

Showbiz akuzohet për abuzim seksual arrestohet këngëtari