Aktualitet 7 Shkurt 2023, 08:53

Akuzohet për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë, jepet sot masa e sigurisë për Alda Klosin

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë,

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi do të dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë. Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte, ndërsa masa e sigurisë do i jepet aty.

Mësohet se masa për Klosin pritet të jepet sot në orën 10:30. Ndërkohë, dje u mor në pyetje dhe pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash në banesën e Klosit, ndonëse ajo më vonë pohoi se ish-zyrtarja ia kishte kërkuar që t’i ruante në banesën e saj.

Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.

Aktualitet #Alda Klosi. SPAK. fshehje pasurie