Aktualitet24 Janar 2023, 10:51

Akuzohet për kontrabandë ilaçesh, arrestohet mjeku në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për kontrabandë ilaçesh, arrestohet mjeku në

Një mjek është arrestuar nga Krimi Ekonomik i Policisë së Tiranës dhe një tjetër person u shpall në kërkim, për kontrabandë ilaçesh mjekësore.

Sipas burimeve mjeku, Kosta Dhima punonte në një spital privat dhe kishte edhe një klinikë të tij private që dyshohet se merrnin ilaçe kontrabandë të palicensuara nga autoritetet ligjore shqiptare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Barnat”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Dh., 59 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Dh., 56 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëshortja e shtetasit K. Dh.)

Shtetasi K. Dh. dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton Policia.

Aktualitet ilace Kontrabande Tiranë