Reperi shqiptar, Don Xhoni është përballur me disa akuza se ai ka vjedhur këngën e tij, “Kokaina”.
“Kokaina” është kënga e cila mori mjaft vëmendje të publikut shqiptar teksa edhe u pëlqye shumë.
Së fundmi ai u akuzua se vodhi projektin muzikor nga disa reperë të quajtur Tema Jako, të cilët publikuan një këngë thuajse 100% e njëjtë.
Don Xhoni nuk vonoi dhe iu përgjigj këtyre akuzave me fakte.
Ai në Instastory në profilin e tij zyrtar të Instagramit ndau disa video ku tregoi se nuk ishte ai që vodhi, por Team Jako.
Në video shihet kanali zyrtar i Youtube të reperëve ku shihet edhe data e publikimit të këngës e cila daton më 20 janar 2021.
Gjithashtu reperi u shpreh se Youtube e kishe fshirë automatikisht këngën për shkak të ngjashmërive të mëdha.
“Kokaina” fals edhe Youtube e ka fshi automatikisht aq shumë e kanë kopjuar njëjtë. E përshëndes Bullgarinë dhe juve do faqe që e keni përkrahë e mezi nuk prisni me qit dikë poshtë në këtë rast mu, ua përshëndes më të dashurit”, shkroi Don Xhoni në videot që publikoi.
Më pas ai vazhdoi duke postuar një tjetër Instastory duke u shprehur se ishte ai i cili e krijoi këngën i pari.
“I madhi Don Xhon, unë e bëra i pari”, u shpreh reperi shqiptar.