Vëllai i rreperit Buta, Qëndrim Januzi, i cili ekzekutoi me armë zjarri një 30-vjeçar në Ferizaj, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë në Kosovë. Mësohet se, i riu është përfshirë shpesh në konflikte, aq sa edhe Buta e ka pranuar publikisht të shkuarën problematike të tij.
Përmes një interviste për T7 në vitin 2018, Buta tha se Qëndrimi ishte dënuar me 3 vite burg për një tentim-vrasje.
“Vëllai ka qenë në burg për tentim-vrasje, është dënuar edhe për tentim-vrasje edhe për armëmbajtje pa leje se e ka gjuajtur me armë, ka qëndruar tre vjet në burg edhe ka dalë në vitin 2016”, kishte thënë Buta.
Përveç kësaj ka treguar për probleme dhe zënka me njerëz të ndryshëm.
“Kemi pasur probleme në lagje, deri para 2014-2015 janë përfunduar. Nuk kanë qenë probleme për tu zënë por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekur, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”, kishte thënë ai.