Kosova 6 Shkurt 2023, 16:49

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen stafi dhe udhëtarët

Shkruar nga Pamfleti
Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen stafi

Një thirrje për bombë ka alarmuar aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Një pesron i paidentifikuar ka njoftuar se ka vënë një bombë në aeroport dhe kjo ka vënë në lëvizje policinë, e cila ka evakuuar të gjithë personelin dhe udhëtarët.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara.

Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, ka njoftuar Gara.

Policia e Kosovës nga ana tjetër tha se thirrja për bombë ka ardhur në orën 16.00

Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Momentalisht policia bashkë me qen antieksploziv ka shkuar në Aeroport dhe po bën kontrolle të imtësishme. Të gjithë udhëtarët janë nxjerrë jashtë derisa të mbarojë kontrolli.

Prishtine Alarm Bombë Prishtine