Kosova 6 Shkurt 2023, 18:21

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton i rremë, rinisin fluturimet

Shkruar nga Pamfleti
Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton i

Kërcënimi me bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë. Polica ka kryer kontrolle të imtësishme dhe nuk ka gjetur asnjë lënë plasëse.

Më herët u raportua se kishte mbërritur një njoftim për një bombë në aeroport dhe u pezulluan të gjitha fluturimit. Por tashmë gjithçka i është kthyer normalitetit.

Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, ka njoftuar zëdhënësja e aeroportit.

Prishtine