Një valixhe e hedhur në mes të rrugës ka alarmuar qytetarët e Durrësit mbrëmjen e sotme. Denoncimi në polici ishte se brenda valixhes mund të kishte eksploziv.
Kjo ka vënë menjëherë në lëvizje uniformat blu, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të valixhes.
Ndërkohë, policia ka arritur të hapë valixhen, ku ka rezultuar se brenda saj nuk kishte asgjë dhe se alarmi ishte i rremë. Për këtë arsye, policia po heton edhe për telefonatën e kryer në sallën operative, që dha alarmin për shpërthim.