
Një valixhe e braktisur pranë trotuarit në Fier ka vënë në alarm policinë dhe banorët e zonës. Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar forcat e rendit për valixhen e vendosur ngjitur me një mur.
Policia menjëherë ka rrethuar zonën dhe ka ndalur qarkullimin. Mësohet se janë njoftuar forcat xheniere, pasi dyshimet janë së mund të kemi të bëjmë me lëndë plasëse.
Janë të shumta raste në vendin tonë kur valixhet kanë shkaktuar alarm dhe në pjesën dërmues e kanë qenë alarme false. Megjithatë tani do të jenë forcat xheniere që do të bëjnë shpërthim të kontrolluar.