Sport23 Maj 2018, 12:45

Alban Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21, shumë lojtarë të rinj nga Superiorja (emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Alban Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21, shumë lojtarë të rinj nga Superiorja (emrat)

Ekipi kombëtar Shpresa dështoi në eliminatoret e kaluara të kualifikohet në një pozicion të mirë në klasifikimin e saj në grup, ndërkohë që trajneri Alban Bushi shpreson të rikuperojë forcat e skuadrës për sfidat e ardhshme eliminatore, duke programuar edhe shumë takime miqësore në këtë periudhë.

Kështu, trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi ka shpallur pak minuta më parë listën e lojtarëve të grumbulluar për tri ndeshjet miqësore që do të zhvillohen nga datat 28 maj deri më 8 qershor, me Bosnjë Hercegovinën dhe dy herë me Bjellorusinë.

Në listën e tij ka pasur disa emra të rinj, mes tyre edhe nga Superiorja, siç është Valon Ethemi i Kukësit, por edhe Dramolli i Bylisit. Trajneri Bushi ka grumbulluar Kejdi Baren, i cili mungonte në listën e Kombëtares së Panuçit, ndryshe nga sa ndodhi në miqësoren me Norvegjinë. Nga Belgjika vijnë Lindon Selahi i Standardit të Liezhit dhe Sebastjan Spahiu i Muskronit. Në fakt, në listë vihet re se ka shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, pothuajse gjysma, gjë që përbën një shans për këta futbollistë. /Pamfleti Sport


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport