Sport17 Janar 2023, 16:57

Alban Hoxha e nisi titullar ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, një qen prish planet e portierit të Partizanit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Alban Hoxha e nisi titullar ndeshjen e Kupës së Shqipërisë,

Alban Hoxha e nisi titullar ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, një qen prish planet e portierit të Partizanit (Video)

Partizani luajti sot kundër Korabit në transfertë, ndeshjen e vlefshme per 1/8-at e Kupës së Shqipërisë, e cila perfundoi me rezultatin 1-3 për të besuarit e Xhovani Kolelës. Alban Hoxha e nisi si titullar sfidën e sotme. Gardiani i të kuqve ishte në fushë për 90 minuta.

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur gjatë sfidës me portierin në fjalë. Një qen hyri në fushë dhe qëndroi pikërisht para tij. Lojtari i Partizanit nuk e trembi, por e kapi në krahë dhe e nxorri jashtë. Një gjest fantastik i Hoxhës që tregon zemrën e madhe përtej futbollit.

Sport Alban Hoxha Kupa e Shqipërisë portieri i Partizanit