Aktualitet15 Gusht 2018, 13:10

“Albcontrol” ka punësuar 50 militantë pa kualifikim, po u bënë kurs privat 420 milionë lekë për “kontrollor”

Shkruar nga Pamfleti

“Albcontrol” ka punësuar 50 militantë pa kualifikim, po u bënë kurs privat 420 milionë lekë për “kontrollor”

 Drejtorët po bëjnë kërdinë, vendet e punës dhe taksat janë kthyer në plaçkë hajdutësh

Klientelizmi familjar, shoqëror, nepotik e partiak me punësimet, po shkakton kosto të larta për financat shtetërore, të cilat janë taksa publike e jo lekë të pagës së kryeministrit, ministrave dhe drejtorëve, duke shpenzuar miliona lekë “kurse analfabetizimi”, për të “mësuar” të punësuarit familjarë shtetarësh e militantë partie jashtë profesionit.

Provë është rasti skandaloz në“Albcontrol-Rinas” (shtetëror), ku drejtoria ka punësuar 50 persona jashtë profesionit, por që kanë “Diplomën Anëtar i Rilindjes” dhe djali, vëllai, motra kunata, baxhanaku, tezja, halla, dajua, nipi, mbesa, gruaja dhe krushka e shefit të partisë, qeverisë, kuvendit, ministrisë, prokurorit, gjyqtarit, deputetit…

Këta të punësuar me “CV-Parti Familja”, nuk kanë asnjë lidhje me llojin e detyrave dhe punëve ku janë emëruar nga drejtoria e “Albcontrol-Rinas”, madje mos u çuditni, por mes tyre ka edhe muzikantë, këngëtarë, kuzhinierë me universitet “Neranxi”, balerinë, jurist, politologë, infermierë e mësues me diploma “Kristali”, të cilët janë “nul” nga vendi punës ku janë caktuar.

Për t’u mësuar “ABC”-ën e punës që duhet të bëjnë në aeroport, Ministria e Transportit dhe Drejtoria e “Albcontrol-Rinas”, ka menduar e vendosur t’u bëjë kurs 1 mujor “pa shkëputje nga puna”, me teori dhe praktikë 1 orë para fillimit të punës dhe 1 orë pas mbarimit të punës.

Në datën 26 korrik 2018 është nënshkruar kontrata mes “Albcontrol-Rinas” dhe firmës private, që do të zhvillojë kursin “Për kontrollor”, duke marrë pagesën 420 milionë e 312 mijë lekë nga llogaria e “Albcontrol-Rinas”, të cilat janë taksa të shqiptarëve, por që janë paguuar, për “qokat” dhe pazaret e punësimit të familjarëve të pushtetit, të militantëve të “rilindjes” dhe të atyre, që e kanë blerë vendin e punës në Rinas./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet “Albcontrol” ka punësuar 50 militantë pa kualifikim po u bënë kurs privat 420 milionë lekë për “kontrollor”