Aktualitet10 Tetor 2022, 13:14

Albcontrol shpenzon 600 milionë lekë për trajnim të personelit për 6 muaj

Shkruar nga Pamfleti

Albcontrol ka hapur një tjetër tender me vlerë të konsiderueshme përsa i përket shërbimit për ‘Trajnim refresh të emergjencave ATCO’.

Janë mbi gjashtëdhjetë e gjashtë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë ose pesëqind gjashtëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë euro, pikë gjashtëdhjetë e një lekë që do të jepen për ‘Trajnim refresh të emergjencave ATCO’.

Tenderi është publikuar në faqen zyrtare të prokurimeve publike, ku thuhet se kohëzgjatja do të jetë vetëm 6 muaj për shërbime të trajnimit të personelit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në trajnim do të marrin pjesë personel, Kontrollorët të Trafikut Ajror të EUROCONTROL. Çdo kontrollor i trafikut ajror duhet të bëjë të paktën 4 ditë në vit trajnim rifreskues në simulator për çdo miratim njësie, në varësi të kërkesave operacionale.

Tashmë Albcontroll ka hapur garën ndërsa kompanitë duhet të disponojnë Licensë/Certifikatë profesionale e dhënë nga Autoriteti i Aviacionit Civil të shtetit perkatës, që lejon operatorin ekonomik, për të kryer trajnimin për Kontrollorët e Trafikut Ajror, konformë specifikimeve teknike te DST.

Kujtojmë se pranverën e vitit 2021 kompania publike shqiptare e monitorimit të trafikut ajror Albcontrol u bë e famshme për grevën e kontrollorëve që çoi në pezullimin e fluturimeve mbi qiellin shqiptar për disa ditë.

Ata kërkonin mos uljen e pagave, ndërsa zyrtarët e Albcontrol deklaronin se këto masa ishin të paevitueshme në kushtet kur kompania nuk kishte të ardhura financiare të mjaftueshme.

Por nëse për kontrollorët pagat u ulën dhe greva u mbyll, mirëadministrimi i parave publike nuk ka shkuar në të njëjtin drejtim përsa i përket prokurimeve. /VoxNews

Aktualitet ALBCONTROL tender