Varfëria, emigracioni, rënia e lindjeve dhe ndarjet etnike dobësuan shumë vende evropiane me fillimin e shekullit të 20 -të. Nga Franca në Ballkan, udhëheqësit përcaktuan nacionalizmin dhe ndërtimin e ushtrisë si zgjidhjet e vetme.
Diku midis 1909 dhe 1931, bankieri dhe filantropi francez Albert Kahn dërgoi fotografë me kamera Autochrome në më shumë se 50 vende të botës, mes të cilave edhe Shqipëria e Kosova.
Ai besonte se mund të përdorte procesin e ri të autochrome-it,- sistemi i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “true-colur”-, për të promovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.
Ky program studion edhe marshimin e kontinentit drejt luftës. Imazhet me ngjyra të hershme dhe pamjet filmike eksplorojnë një sërë temash – përfshirë kontrastet midis urbanizimit dhe jetës rurale në Francë, Gjermani dhe Skandinavi; rënia e Perandorisë Osmane dhe ndikimi i saj në Bullgari, Serbi, Greqi, Maqedoni dhe Shqipëri; dhe ashpërsia e jetës së përditshme në Evropë. Pacifizmi i Kahn është gjithashtu një temë.
Ata dokumentuan në “true colour” shembjen e Perandorise AustroHungareze dhe asaj Otomane apo ushtarët e Luftës së Parë Botërore në transhe, ndërsa gatuanin apo lanin uniformat prapa vijës së luftës.
Udhëtimi i tyre në Kosovë u krye në maj të vitit 1913 ku u bënë autochrome në Prishtinë, Graçanicë, Lipjan dhe Prizren. Ndërsa në Shqipëri u zhvillua në vjeshtë të po atij viti. Bryn dhe Leon erdhën prej Malit të Zi në Durrës më 16 tetor 1913 apo rreth kësaj date.
Në galerinë më sipër do të gjeni një vështrim në disa nga fotografitë e këtij koleksioni, që flasin më shumë se vetë historia. Fotografitë me ngjyra që rezultuan, të dokumentuara në një libër të kohëve të fundit për zotin Kahn, “Agimi i Fotografisë me ngjyra: Arkivat e Albert Kahn të Planetit” nga David Okuefuna.
Arkivi i Planetit i Albert Kahn tregon njerëz të gëzuar në Evropë dhe më larg lindjes para Luftës së Parë Botërore. Bota që ai kapi në film dhe në fotografi me ngjyra nuk ekziston më.