
Albin Kurti harroi që Amerika ka të drejtë, edhe kur e ka gabim, sepse ajo është pjesërisht themeluesja e shtetit Kosovës. Pa Amerikën luftuam disa shekuj vetëm por nuk u çliruam dot dhe nuk krijuam shtet në Kosovë.
Shkruan Kreshnik Spahiu
Albin Kurti ka tre alternativa:
1- Të jap dorëheqje si Kryeministër i Kosovës dhe mos firmosë Zajdenicën serbe brenda Kosovës duke i qëndruar besnik premtimeve që i bëri popullit të Kosovës.
2- Të firmosë autonominë e Serbëve dhe të mashtroj elektoratin e Vetëvendosjes, që asi apo kësi kjo nuk quhet, autonomi por bashkësi serbe.
3- Të mashtrojë edhe disa javë më shumë ndërkombëtarë duke fituar kohë dhe duke mos thënë: “As po dhe as Jo.”
Fatkeqësisht Albin Kurti ka zgjedhur rrugën e tretë.
Vazhdon gënjen ndërkombëtarët.
– Dje i tha perëndimit po dhe popullit jo.
– Sot i tha perëndimit jo dhe popullit po
Gënjen çdo ditë dhe nuk dinë se ku po shkon.
Humbja e kohës ka kthyer gjithë perëndimin dhe lindjen në një front kundër tij.
Çdo vonesë është në fakt humbje për Kosovën dhe jo për Albin Kurtin.
Albin Kurti është i ikur nga pushteti sepse në të dy rastet del gënjeshtar.
– Nëse nuk firmos, e largon Amerika dhe BE nga pushteti duke e izoluar.
– Nëse e firmos, e largon populli Kosovës si tradhtarë dhe mashtrues i premtimeve 20 vjeçare në kauzën “patriotike”.
Kjo është kosto e një lideri populist, që ka premtuar gjithçka dhe sot përballet me sfidën mes shtetit dhe pushtetit.
Po cilën do zgjedhë Albin Kurti: “Shtetin apo pushtetin?”
Albin Kurti hyri në histori si lideri shqiptar që është kundër gjithë planetit dhe sot s’ka asnjë aleat.
– As Perëndimin dhe as Lindjen
– As veriun dhe as jugun
– As Amerikën dhe as Rusinë
– As Evropën dhe as Kinën
– As Opozitës e Prishtinës dhe as Tiranës
– As qeverinë e Shqipërisë
Albin Kurti harroi që Amerika ka të drejtë, edhe kur e ka gabim, sepse ajo është pjesërisht themeluesja e shtetit Kosovës. Pa Amerikën luftuam disa shekuj vetëm por nuk u çliruam dot dhe nuk krijuam shtet në Kosovë.
Sot në Washington sapo mbërriti gjenerali i forcave të armatosura serbe për tu takuar me shefin e Pentagonit, kur në të njëjtën kohë ministrat e Kosovës ka disa muaj janë izoluar nga perëndimi.
Vizita e Albin Kurtit në Turqi, përpos tërmetit që “shkaktoj” 24 orë pasi u largua, padyshim që s’la gjurmë dhe u harrua.
Albin Kurti sot është politikani më i vetmuar në këtë betejë.
Sot atij i kanë mbetur vetëm një pjesë e aktivistëve të Vetëvendosjes sepse gjithë planetin dhe gjysmën e Kosovës i ka totalisht kundra.
Edhe Vetëvendosja do e braktisë nëse ai firmos tradhtinë e kauzës që ndërtoi me sakrifica 20 vjet.
Sot ne kemi dy fytyra të Albin Kurtit.
Tjetër Albin në opozitë, tjetër Albin në pushtet.
Prandaj ka vetëm një alternativ që mos ngelet i vetëm. Të japë dorëheqjen si kryeministër dhe të fitojë aktivistët patriotë të Vetëvendosjes duke treguar që do shtetin dhe jo pushtetin.
Në të kundërt do i humbasë të dyja dhe do mbahet mend si Albin Pashë Toptani që firmosi ngritjen e flamurit serb të Zajdenicës serbe në mes Mitrovicës.
Ik Albin, lëshoje kolltukun sepse është ora e së vërtetës. Çdo zvarritje është një atentat ndaj Kosovës dhe aleatëve të saj shekullorë.
Kosova është zemra e Shqipërisë, krijesë e Amerikës dhe gjymtyrë e Europës. Ti nuk mund ta izolosh nga Perëndimi duke i bërë shërbimin më të mirë Serbisë.
Ti je i përkohshëm, Kosova e përjetshme.