Kosova29 Nëntor 2022, 08:24

Albin Kurti flet për mediat gjermane: Në dhjetor do të dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në BE

Shkruar nga Pamfleti
Albin Kurti flet për mediat gjermane: Në dhjetor do të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në intervistën e tij për gazetën e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka thënë se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor.

Në intervistën e shumëpërfolur të kryeministrit Albin Kurti për Frankfurter Allgemeine Zeitung ai ka bërë të njohur se Kosova do të jetë në mesin e shteteve të Ukrainës, Moldavi së dhe Gjeorgjisë që do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim.

Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

E si shkëmbim për këtë, Serbia ra dakord të ndalojë lëshimin e targave ilegale KM, SRB etj.

Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

“Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për penalizimin e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe. Serbia ka rënë dakord të ndalojë lëshimin e targave të trashëguara nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Këtë e bëmë jo vetëm për të de-përshkallëzuar, por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të negociatave për një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti.

Prishtine Albin Kurti BE Serbia

Kosova