alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Aleancë me aeroportin e Mynihut”, Rama: Stresi dhe përqeshjet e vlonjatëve u kthyen në mirësi

28/11/2021, 12:06
ne Aktualitet
A A
“Aleancë me aeroportin e Mynihut”, Rama: Stresi dhe përqeshjet e vlonjatëve u kthyen në mirësi

“Aleancë me aeroportin e Mynihut”, Rama: Stresi dhe përqeshjet e vlonjatëve u kthyen në mirësi

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se mbi gjurmën e aerodromit të vjetër në Vlorë do të ngrihet aeroporti i ri ndërkombëtar i Vlorës. Në ceremoninë e nisjes së punimeve, Rama tha se gjithë ajo vonesë, gjithë ai stres për të cilin vlonjatët kontribuuan me gjithë ato përqeshjet e tyre karakteristike dhe romuzet e tyre tradicionale u kthye në mirësi sepse sot jemi këtu dhe me një aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit, që është aleanca me aeroportin e Mynihut.

“Gjithë shqiptarëve kudo ku janë, në Shqipëri, në Kosovë, në të gjitha territoret ku shqiptarët banojnë në këtë rajon dhe në të gjithë botën ku ata janë spostuar e sidoqoftë mbeten me zemrën që u rreh për Shqipërinë, për flamurin kuq e zi të Gjergj Kastriotit dhe të Ismail Qemalit.


-Lexo edhe:

“Mallkimi” zë një tjetër linjë të transportit publik në Tiranë, përplaset autobusi i Kombinat-Kinostudio

A do të dëshironit Mamografi FALAS dhe “Jetë Plus” me çmim preferencial?

Vlora ka historinë e saj sa i përket transportit ajror. Këtu është krijuar shkolla e parë e aviacionit dhe këtu ku ndodhemi është ndërtuar dhe aerodromi që në vitin 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër, ne sot fillojmë një histori të re, së bashku me një mik të mirë, një ndër më të shquarit e sipërmarrjes shqiptare, një personalitet që me veprat e tij e ka çuar mërin në shumë vende të botës dhe çmohet prej shumë popujve e prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë. Një njeri që kam nderin ka konsideroj dhe mikun tim, bacën Bexhet, që e falënderoj shumë për përfshirjen në këtë aventurë të përbashkët sepse për hir të së vërtetës në të gjitha punët që kemi bërë, kjo për të ardhur në këtë punë, qëlloi më e vështira.

Nuk ishte aspak e thënë që ky proces të shkonte fjollë siç do ta kishim dëshiruar, u nis dhe u pengua disa herë për arsye objektive që nuk kishin lidhje me ne, sepse veprat publike i kanë dhe këto të papritura dhe për dreq na u fut në mes dhe pandemia, e cila më shumë se çdo sektor tjetër, goditi sektorin e aviacionit.

Ne nuk reshtëm së bëri përpjekjet deri sa gjërat erdhën aty ku duhet dhe u bë e mundur forca e duhur për ta çuar përpara këtë projekt të madh. Gjithë ajo vonesë, gjithë ai stres për të cilin vlonjatët kontribuuan me gjithë ato përqeshjet e tyre karakteristike dhe romuzet e tyre tradicionale u kthye në mirësi sepse sot jemi këtu dhe me një aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit, që është aleanca me aeroportin e Mynihut, një nga fuqitë më të mëdha të transportit ajror jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Përfaqësuesit janë këtu me ne, kanë nisur ta shoqërojnë projektin e zbatimit që në hapat e parë dhe të gatshëm për të marrë operimin e aeroportit të Vlorës”, tha Rama.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ai theksoi se është fantastike që aeroporti i Mynihut vjen në Vlorë si një forcë operacionale e cila garanton jo vetëm një menaxhim të nivelit më të lartë, por garanton dhe sinergjinë me struktura të tjera, me aeroporte të tjera.

“Aeroportet janë si klane familjare në një farë mënyre. Nuk mjafton që të ndërtosh një infrastrukturë të bukur, apo të kesh një pistë, e cila këtu do të jetë 3.2 km dhe do të vërë në funksion kapacitetin dhe për fluturime të drejtpërdrejt transoqeanike, por duhet të kesh aleanca dhe sinergji dhe me aeroporte të tjera, për të krijuar një sistem ku strukturat aeroportuale mbështesin dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Ky aeroport bëhet porta e tretë ndër 4 porta qielli që duam të hapim, pas atij të Tiranës dhe të Kukësit, para se të nisë puna dhe për aeroportin e katërt sezonal të Sarandës që do të funksionojë drejtpërdrejt dhe në mbështetje të sezonit.

E gjithë logjika e industrisë botërore të turizmit është se për të pasur jo vetëm sasi, por edhe cilësi në prurjet e turistëve, dhe për të synuar jo vetëm masë turistësh, por edhe atë në nivel shpenzimesh, përcjell kategorinë A të turistëve, ata që shpenzojnë më shumë me pushim, është domosdoshme që pika e mbërritjes në vendpushim të mos jetë më shumë se 45 minuta, ose maksimumi 1 orë nga pika e zbritjes në vend. Kjo është arsyeja që na duhen 4 aeroporte në vend në këtë fazë. Ndoshta në një fazë tjetër do na duhen dhe më shumë”, u shpreh kryeministri.

Rama cilësoi se për ata që pyesin pse na duhen kaq shumë aeroporte, duhet të informohen se numri i aeroporteve lidhet me kapacitetin e aksesueshmërisë që iu jep atyre që vijnë.

“Nga ana tjetër duhet të informohen për faktin që aeroportet nuk janë as parkingje makinash, as stacione ku vijnë njerëz që thjesht kryejnë nevojat e tyre për transport. janë motor i jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik, social dhe faktor progresi në vend.

Ata që kanë avazin, popullsi s’ka bukë, ç’na duhen aeroportet, duhet t’ia them se çështja e bukës është çështje që shqiptarët nuk e kanë pasur asnjëherë problem, Por aeroportet janë fabrika buke sepse rrisin të ardhurat e vendit. Sjellin konsumatorë në vend. Sa më shumë njerëz vijnë, aq më shumë vendi ka mundësi të rrisë shërbimet. Sa më shumë rrit shërbimet, aq më shumë rrit prodhimet. Turistët që vijnë janë konsumatorë.

Nuk duhet të shqetësohemi kur ndërtohen aeroporte, porte sepse të gjitha këto janë motorë të ekonomisë. Rrisin fuqinë motorike të ekonomisë sonë. Me fillimin e kësaj pune dhe fillimin në Sarandë, vendosim një sistem të ri motorësh për ekonominë”, ka deklaruar Rama.

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

"Mallkimi" zë një tjetër linjë të transportit publik në Tiranë, përplaset autobusi i Kombinat-Kinostudio
Aktualitet

“Mallkimi” zë një tjetër linjë të transportit publik në Tiranë, përplaset autobusi i Kombinat-Kinostudio

16/05/2022, 10:32
A do të dëshironit Mamografi FALAS dhe “Jetë Plus” me çmim preferencial?
Aktualitet

A do të dëshironit Mamografi FALAS dhe “Jetë Plus” me çmim preferencial?

16/05/2022, 9:46
Bllokimi i ashensorit, reagon QSUT: Pritet ekspertiza për të vlerësuar shkakun e incidentit
Aktualitet

Bllokimi i ashensorit, reagon QSUT: Pritet ekspertiza për të vlerësuar shkakun e incidentit

16/05/2022, 9:08
Temperatura deri më 29 °C, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri më 29 °C, njihuni me parashikimin e motit për sot

16/05/2022, 8:48
Shërbimet online, të huajt janë të përjashtuar, rrezikojnë gjoba
Aktualitet

Shërbimet online, të huajt janë të përjashtuar, rrezikojnë gjoba

16/05/2022, 8:43
Ende pa asnjë emër për Presidentin, digjet raundi i parë i votimit; çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament
Aktualitet

Telenovela me President! Palët ende pa një emër, djegin raundin e parë të votimit; çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament

16/05/2022, 7:49
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
10 pyetje “trimit” Ilir Meta, për “trajnimin” 2 ditor, që Gazidede i bëri te biruca e policisë së Beratit në gusht 1992

10 pyetje “trimit” Ilir Meta, për “trajnimin” 2 ditor, që Gazidede i bëri te biruca e policisë së Beratit në gusht 1992

Pavarësia/ Basha homazhe tek Monumenti i Nënës Shqipëri: Dita më e bukur e kombit tonë!

Pavarësia/ Basha homazhe tek Monumenti i Nënës Shqipëri: Dita më e bukur e kombit tonë!

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

“Pagat do bëhen publike një herë në vit”, Rama: Ia vlen të konsultohemi me shqiptarët

“Pagat do bëhen publike një herë në vit”, Rama: Ia vlen të konsultohemi me shqiptarët

16/05/2022, 11:18
"Mbetje e mentalitetit komunist", Alibeaj mesazh Berishës para ish-sekretarit të Shtetit: Ka humbur busullën, PD vetëm krah SHBA-ve!

“Mbetje e mentalitetit komunist”, Alibeaj mesazh Berishës para ish-sekretarit të Shtetit: Ka humbur busullën, PD vetëm krah SHBA-ve!

16/05/2022, 11:02
“Nuk ka rëndësi kush është në pushtet”, Pompeo mesazh të fortë politikës: SHBA do të ndihmojë për të zhdukur korrupsionin!

“Nuk ka rëndësi kush është në pushtet”, Pompeo mesazh të fortë politikës: SHBA do të ndihmojë për të zhdukur korrupsionin!

16/05/2022, 11:00
Foto Ilustruese

Duartrokiti “dështimin e guvernatores”, Kim injoron totalisht Berishën: Shqipëria model, doli nga shtypja e po kontribuon për botën

16/05/2022, 10:48
Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

16/05/2022, 10:46
Nënshkruhet memorandumi për gazifikimin e Shqipërisë, Rama: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri po zgjon interesa të shumanshme

Nënshkruhet memorandumi për gazifikimin e Shqipërisë, Rama: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri po zgjon interesa të shumanshme

16/05/2022, 10:33
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Pa lot, por me buzëqeshje dhe krenari, Yuri Kim ka shpalosur se SHBA mbështet edhe me paratë e taksapaguesve të vendit të saj ruajtjen me fanatizëm të trashëgimisë europiane dhe perëndimore të Shqiptarëve.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #shtetetebashkuaratëamerikës #yurikim #shqiperia
  • Është fakt i vërtetë që Pompeo ka qenë Sekretar i Shtetit kur janë mbledhur provat kundër Saliut. E dinë petritat e Saliut këtë? Se Saliu përrallën e Sorosit e ka nxjerrë për të gënjyer petritat e tij. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #saliberisha #politik #amerika #spartakngjela
  • Presidenti ka dalë në ankand...

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #presidenti #shqiperia #kosova #lajmeshqip #lajme

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In