Politike15 Korrik 2022, 12:54

Aleatët e kundërshtuan, ministri i Drejtësisë: Katër arsye pse Shqipëria është gati për amnistinë fiskale!

Shkruar nga Pamfleti
Aleatët e kundërshtuan, ministri i Drejtësisë: Katër

Aleatët e kundërshtuan, ministri i Drejtësisë: Katër arsye pse Shqipëria është gati për amnistinë fiskale!

Pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve për pasojat e amnistisë fiskale, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se Shqipëria është gati për të kryer këtë proces për katër arsye.

“Reforma në drejtësi ka krijuar mekanizmat e duhur ligjorë për të pasur një amnisti të plotë fiskale. Ka një kuadër të plotë ligjor penal dhe administrativ për të parandaluar pastrimin e parave.

E dyta do listoja faktin që kem duhur administratore dhe tatimore për monitoruar si duhet këtë proces. Mjafton t’iu sjell si shembull procesin e fiskalizimit.

Për shkak të digjitalizimit kemi një ndërveprim të institucioneve të të gjithë data base shtetërore dhe jemi në gjendje ta monitorojmë këtë proces.

Do të bashkëqeverisim me qytetarët dhe Këshillimi Kombëtar nuk ishte një proces konspirativ, një proces që më pas ta kthejmë në nismë ligjore. 66% e shqiptarëve iu përgjigjën pozitivisht. Unë e shoh si shenjë të përgjegjësisë sonë të qeverisjes”, tha Manja.

Kujtojmë se, më herët Brukseli i rrëzoi amnistinë fiskale kreut të qeverisë Edi Rama, me idenë se është kërcënim për shtetet e BE dhe nxit pastrimin e parave e evazionin fiskal. Në argumentet e dhëna nga BE, ky draft paraqet shqetësime serioze si për bllokun evropian edhe për Shqipërinë, pasi dobëson mekanizmin e kontrollit kundër pastrimit të parave, duke qenë se emigrantëve “u kërkohet të importojnë para në dorë” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë “për të përfituar nga amnistia”. Kundërshtime nga pasur edhe nga partnerët amerikan.

Politike #Amnisti fiskale BE manja SHBA