Politike 4 Qershor 2022, 18:02

Aleatët e PD i bashkohen seancës për presidentin, Mediu: Nuk do të marrim pjesë në votim

Shkruar nga Pamfleti
Aleatët e PD i bashkohen seancës për presidentin, Mediu: Nuk do

Aleatët e Partisë Demokratike i janë bashkuar seancës për votimin e Bajram Begajt për President Republike. Kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i LZHK, Dashamir Shehi dhe kreu i PAA, Agron Duka kanë shkuar bashkë në seancë.

Fatmir Mediu tha para gazetarëve se ata janë kundër bojkotit, por u shpreh se ata nuk do të marrin pjesë në votim pavarësisht prezencës në sallë.

Në emër të kolegëve të mi, Shehi, Duka dhe Dule dua të deklaroj se duhet të kishim një proces kushtetues mbi palët. Për fat të keq veprimet kanë qenë të njëanshme. Veprimi që po bëhet është antikushtetuese. Kandidadura nuk u konsultua me partitë politike por u vendosëm përballë faktit të kryer për të votuar. Nuk kemi asgjë me kandidatin, e vlerësojmë. Ne nuk do të marrim pjesë në votim, sepse procesi kërkonte përfshirjen e palëve”, tha Mediu.

Politike Duka mediu president shehi