Politike18 Shkurt 2022, 10:44

“Aleatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’ po shantazhojnë njëri-tjetrin”, PD: Çdo votë për Metën dhe Ber

Shkruar nga Pamfleti
“Aleatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’ po

"Aleatët e 'Shtëpisë së Ilirit' po shantazhojnë njëri-tjetrin", PD: Çdo votë për Metën dhe Berishën, mban Ramën

Partia Demokratike i është përgjigjur ish-kryetarit të saj Sali Berisha pas deklaratës së bërë ditën e djeshme para Kuvendit.

PD thotë se non grata kërkon vota për LSI dhe sulmon logon e PD pasi sipas tyre është në hall të madh dhe i duhet të mashtrojë. Sipas PD çdo votë për kandidatët e “shtëpisë së Ilirit” është votë për Edi Ramën njësoj si në vitin 2013.

“Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku.

Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë per kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit.

Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre. Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën”, shkruan PD.

Politike #shtepise e ilirit aleat Edi Rama PD Sali Berisha