Aktualitet17 Nëntor 2022, 11:40

Alibeaj akuza të forta berishistëve: Prej 30 vitesh bëni pazare me PS, disa prej jush të përfshirë në aferën e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Alibeaj akuza të forta berishistëve: Prej 30 vitesh bëni pazare

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër pas akuzave të Sali Berishës dhe besnikëve të tij.

Spaho dhe Shehu e akuzuan si të shitur te Rama, por Alibeaj ka akuzuar ata se prej 30 vitesh kanë bërë pazare me PS. Nga ana tjetër ai ka lëshuar një akuzë të fortë se te afera me Portin e Durrësit ka dhe demokratë të përfshirë.

Më tej ai ju kujtoi berishistëve se si refuzuan të votojnë ligjin për hapjen e dosjeve apo raportin për hetimin e inceneratorëve.

Edukata familjare nuk ma lejon që t’ua përmend emrin dhe të flas më të njëjtën gjuhë. Kush e do opozitën le të bëjë diçka, të shkëputet. Ngrihet ai që para një jave që lëshoi rrufe fyerjesh. E njëjta gjuhë, të njëjtat fyerje, e akuzohemi ne për shitje? Për pazare? Jo. Shqiptarët do të duhet që ta kuptojnë se ka ardhur koha për t’i japim fund, me çfarëdo lloj kostoje. E kemi për detyrë ta bëjmë sot dhe do ta bëjmë në vazhdim. Kjo është sakrifica që na kërkohet ne, që do të duhet ta marrim përsipër. Të shitur e të blerë? Pazarxhinj ne? Ata që votojnë hapjen e dosjeve? Ata që denoncojnë Portin e Durrësit? Ou, pazarxhinj ne? Që ngritëm komisionin për inceneratorët që disa nga ne nuk e votuan. Zhurmë! Në fakt ne jemi këtu tu themi të vërtetën shqiptarëve me përulësi. Është sakrificë e madhe që t’i dalësh përballë pazareve të 30 viteve. Vazhdojmë ende sot “E duam si e gjithë Europa”, në fakt jemi në fund. Njëra anë dhe ana tjetër, zhurmë. Jemi këtu për t’u dhënë fund pazareve, me përulësi. Një pjesë e madhe nga të dyja palët janë të zhytur tek Porti i Durrësit”, tha ai.

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me debate dhe akuza. Berishistët u ankuan se nuk ju kanë lënë kohë të mjaftueshme për të folur dhe ata akuzuan Alibeajn se ai ka bërë pazare me PS. Më pas pati dhe tensione, pasi Berisha bllokoi foltoren e Parlamentit.

Kryesore Akuza Alibeaj