Aktualitet26 Nëntor 2022, 15:13

Alibeaj alarmon “Foltoren”, nis prezantimin e kandidatëve për 14 majin

Shkruar nga Pamfleti

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, i ka dhënë një mesazh të fortë Sali Berishës, pasi ka nisur sot prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Alibeaj u ndal në Mallakastër ku prezantoi Agron Kapllanajn, i cili do të garojë përballë PS dhe “Foltores”.

Vetë Kapllanaj pak ditë më parë e paralajmëroi kandidimin dhe sot kemi konfirmimin zyrtar. Ndërkohë duket se është edhe një kambanë alarmi për Berishën, pasi në prezantim kanë shkuar shumë demokratë. Salla ishte plot, çka do të thotë se do kemi një garë të fortë në Mallakastër.

Vetë Alibeaj e ka vlerësuar figurën e Kapllanajt, duke thënë se nuk mund të ketë alternativ më të mirë prej tij.

Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit. E dyta, me alternativë. Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanit kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjë lloj diskriminimi, as për të majtë, as për të djathtë”, tha Alibeaj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Alibeaj iu përgjigj nga Mallakastra edhe Sali Berishës, i cili sot paradite gjatë një komunikimi me ndjekësit në Facebook, i quajti deputetët e tij bukëshkalë.

Anatemohemi ne për pazar me Edi Ramën? Bukëshkalë? Pengje? Kush e votoi pro çështjen inceneratorëve dhe kush nuk e votoi? Një pjesë e ministrave sot janë në burg sepse atë çështje e ngritëm ne. Ca njerëz nuk erdhën as për ta votuar, madje edhe na shanë. Kush e votoi përfaqësuesin e mazhorancës “mamuthi i korrupsionit” te Banka e Shqipërisë? Fitoi “mamuthi i korrupsionit” me votat e këtyre që i bashkuan me mazhorancën. Çështjen e Portit të Durrësit e ngritëm ne. Njerëzit nuk kanë nevojë për zhurmën e kapjes së foltores çdo të enjte në mëngjes, por kanë nevojë të dinë sa është vjedhur, kush janë oligarkët që darkojnë me Edi Ramën”, u shpreh Alibeaj.

Gjatë ditëve në vijim, Alibeaj pritet të shkojë në qytete të tjera, ku dhe atje do të bëhet prezantimi i kandidatëve. Sipas informacioneve, në Kuçovë do të garojë Ilir Koxhaj, me profesion bankier. Në Dibër, Alibeaj do të kandidojë me kreun e Degës së PD atje Naim Gazidede, ndërsa në bashkinë e Lezhës me Sandër Markun.

Një ditë më parë ishte Berisha, ai i cili sulmoi fort Alibeajn dhe Kapllanajn. Ai i cilësoi si të blerë nga Rama. Por Kapllanaj ju përgjigj “flakë për flakë” duke dhënë sinjale se “Foltorja” dhe PL nuk do e kenë aq të lehtë më 14 maj.

Kryesore #Kapllanaj Alibeaj mallakster