
Sali Berisha është shprehur i bindur se në zgjedhjet lokale të vitit 2023 do të dalin me një kandidat të vetëm.
Enkelejd Alibeaj u deklaruar i prerë sot se vulën e PD e ka ai dhe në KQZ do të dërgojë kandidatët e tij. Berisha në një takim me demokratët në Gjirokastër tha se do punojë që partia të shkojë me një kandidat në zgjedhje. Nga ana tjetër ai tha se do ketë edhe protesta.
“Ju ftoj të angazhohemi në këtë betejë, në protesta të fuqishme. Nuk mund të na pengojnë në zgjedhjet lokale, ku do ecim si një opozitë e bashkuar me një kandidat.
Do të bëjmë gjithçka që të dalim me një kandidat. Do bëjmë protesta të fuqishme se përndryshe do të kemi rrënim, rrënim dhe vetëm rrënim”, tha ai.