Politike 4 Korrik 2022, 11:36

Alibeaj i uron pavarsinë SHBA-së: Orientimi ynë i vetëm është perëndimor

Shkruar nga Pamfleti
Alibeaj i uron pavarsinë SHBA-së: Orientimi ynë i vetëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, uroi  Shtetet e Bashkuara në ditën e tyre të pavarësisë.

Alibeaj e përshkruajti SHBA-në si një simbol i demokracisë e cila është kthyer në një “ëndërr” për gjithë botën.

“4 korriku 1776 shënon ditën e pavarësisë së shtetit simbol të demokracisë dhe gurin e parë të themelit të lirisë botërore. Kjo ditë e shënuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dha jetë ëndrrës së amerikanëve për të ndërtuar një botë më të mirë, bazuar në virtytet më të mira njerëzore e politike duke e shndërruar këtë vend në ëndrrën e gjithë botës.”, deklaroi ai.

Ai u shpreh se falë SHBA-ve, shqiptarët dhe Ballkani janë të lirë, dhe se busulla orjentuese do të vijojë të jetë perëndimi dhe SHBA.

“Falë SHBA, shqiptarët në Ballkan sot janë duke jetuar lirinë e mohuar ndër shekuj dhe ecin përkrah saj në NATO, aleancën më të fuqishme si një garanci për një të ardhme të sigurt, të lirë e në demokraci. I vetmi orientim yni vijon te mbetet ai perëndimor dhe euroatlantik, me busullën e qartë drejt perëndimit dhe SHBA”, përfundoi Alibeaj.

Politike #enkelejd elibeaj #pavarsia e SHBA