Prej javësh Partia Demokratike ka vijuar fushatën elektorale në terren. Kandidati i PD për deputet, Enkeled Alibeaj, zhvilloi sot një takim me banorët në Rroskovec. Në një takim me kandidatin demokrat Enkelejd Alibeaj dy të moshuar tregojnë se kanë paguar nënpunësit e bashkisë për t’u sjelle ilaçet në shtëpi.
Kandidati Enkelejd Alibeaj tha se ka ardhur momenti për të parë secili se cfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së tij në 8 vjet.
“ Te mendojmë edhe gjënë tjetër, këta kalamajt qe po rriten do të na qortojnë , kjo është çfarë duhet të mendojmë të gjithë bashkë. Ka ardhur momenti të dalim nga skemat e vjetra. Ka ardhur moment për të parë, brenda shtëpisë sime çfarë ndodh, pastaj te oborri, sigurisht pastaj te rruga pastaj te komuniteti fshati lagjja. Asnjë lloj garancie asnjë lloj ndihme ndërkohë nga ana tjetër tendera miliona lekë. Ja ku është shembulli me i dhimshëm se si mund të shkatërrohet shteti e të mbushen xhepat e kreytarit të bashkisë. Sigurisht që kjo është situatë e rëndë por unë e shoh ngado, të gjithë thonë të njëjtën gjë, një orë e më parë”, tha Alibeaj.
Nga ana tjetër, kryetari i PD Lulzim Basha po vijon takimet me banorët e Cërrikut.
Në një miting të radhës, lideri opozitar është njohur nga afër me problemet e fermerëve, ndërsa ka vijuar me premtimet në prag zgjedhjesh parlamentare.