Aktualitet23 Nëntor 2022, 22:28

Alibeaj nxjerr kandidatin e parë përballë Berishës, Agron Kapllanaj hyn në garë për Mallakastrën

Shkruar nga Pamfleti
Alibeaj nxjerr kandidatin e parë përballë Berishës, Agron

Enkeljed Alibeaj ka nxjerrë kandidatin e parë për zgjedhjet vendore. Teksa Berisha po tenton të dalë me kandidatë përmes primareve, Alibeaj ka gati listën që do të sfidojë foltoren dhe PS.

Emri i parë i bërë publik është ai i Agron Kapllanajt. Në një intervistë televizive, ai ka konfirmuar kandidaturën për Bashkinë Mallakastër, ndërsa në fundjavë do të prezantohet zyrtarisht para strukturave.

Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019“, tha ai për “Ora News”

Ndërkohë më herët ishte Enkelejd Alibeaj, ai i cili njoftoi se lista e kandidatëve është gati.

Partia Demokratike nuk mund t’ia lejojë vetes të mos futet në zgjedhje. Unë përgjigjem vetëm për këtë pjesë. PD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje në të 61 bashkitë, me këshillin bashkiak dhe me kandidatët. PD-ja do të dalë me një kandidat. Nëse i referoheni 6 marsit, PD-ja ka pasur një kandidat, ndërsa kandidati tjetër ka qenë i Shtëpisë së Lirisë, që ishte koalicioni mes LSI-së dhe Partisë Demokristiane”, u shpreh Alibeaj

Sipas tij, kandidati fitues duhet të jetë i pëlqyeshëm nga publiku. Alibeaj u shpreh se emrat janë përzgjedhur dhe nga java e ardhshme do të nisë prezantimi i tyre, duke i dhënë një goditje të fortë Berishës.

Në vitin 2020, PD u përfshi në një proces të gjerë të identifikimit të kandidaturave. Kandidatët janë gati dhe do të nisë shpallja e tyre bashki më bashki që nga java tjetër. Këta kandidatë janë zgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike, që është përfshirë në një proces në detaj të propozimeve dhe në një proces votimi, ku ka pasur dy komisione që bënë filtrimin dhe që shikonin çështjen e etikës”, tha Alibeaj.

Kryesore #Kapllanaj mallakaster