Aktualitet 1 Shtator 2022, 13:08

Alibeaj rikonfirmohet kryetar i Grupit Parlamentar të PD, zbardhen emrat e deputetëve që e votuan

Shkruar nga Pamfleti
Alibeaj rikonfirmohet kryetar i Grupit Parlamentar të PD, zbardhen emrat e

Vetëm pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, deputetë e PD-së u mblodhën për të diskutuar se si do të vijojnë aksionin e tyre politik.

28 deputetë kanë rikonfirmuar  Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit.

Lefter Gështenja ftoi deputetët e grupit të PD-së që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë në një darkë informale për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së.

Deputeti i Lefter Gështenja mësohet se kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 ligjvënës, ndërsa siç bëjnë me dije burimet, 8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar online përmes aplikacionit të “whatsapp”.

Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati

Deputetët që kanë konfirmuar mos ndryshimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, duke rikonfirmuar Enkelejd Alibeajn në krye të grupit:

Mësohet se  ka qenë deputeti Gazment Bardhi që i ka kërkuar kolegëve që të shprehen për konfirmimin e Enkelejd Alibeajt në krye të grupit dhe se atij duhet dhënë i gjithë autoriteti për përfaqësimim e grupit parlamentar.

Në mbledhje është diskutuar edhe nevoja e ngritjes së një minikryesie përfaqësuese për organizimin e punës dhe axhendës parlamentare të deputetëve. Fokusi i takimit të djeshëm ka qenë për organizimin e grupit vetëm sa i përket jetës parlamentare dhe se pritet të ketë një mbledhje të dytë në lidhje me organizimin në terren.

Në takimin e djeshëm nuk ka mbetur jashtë vëmendjes ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Ka qenë deputetja Flutura Açka dhe Ferdinat Xhaferaj, të cilët janë shprehur se Lulzim Basha është i mirëpritur në grupin e tyre për të dhënë kontributin.

 “Bashën e kemi koleg. Ai ka një kontribut dhe si koleg, si deputet mund të ketë një kontribut në grupin tonë si deputet. Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim nga prezenca e z. Basha. Eksperienca e tij është e nevojshme për grupin parlamentar”, mësohet të ketë thënë Flutura Açka. Ndërsa Xhaferi ka vlerësuar opozitarizmin e tij.

“Unë kam kërkuar që të japë dorëheqjen, por ai është i domosdoshëm për opozitën dhe këtë grup. Duhet ftuar të marrë pjesë në grup mbledhje për të kontribuar. Ne duhet të fillojmë me një sjellje tjetër me një qëndrim serioz në strategjinë. Mund të delegojmë një kryesi të vogël”, është shprehur Xhaferraj.

Në takimin e djeshëm, edhe pse ishin ftuar, nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm 7 deputetë Tomor Alizoti, Grida Duma, Ervin Salianji, Zef Hila, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj dhe Xhelal Mziu.

Kryesore Alibeaj kreu i Grupit të PD