Showbiz 9 Tetor 2018, 08:27

Alketa Vejsiu i ‘prek telat e zemrës’, aktori shqiptar sa nuk ‘shpërthen’ në lot

Shkruar nga Pamfleti

Alketa Vejsiu i 'prek telat e zemrës', aktori shqiptar sa nuk 'shpërthen' në lot

Të gjithë e njohim aktorin e famshëm të humorit Romeo Veshajn. Ai u bë i njohur dhe shumë i dashur për publikun me rolin e tij si ‘Montana’ në shown e humorit Al Pazar. Përveçse një ndër aktorët më të dashur për publikun ai di edhe të kërcejë bukur. 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Së fundmi Romeo së bashku me vëllain e tij binjak që gjithashtu është aktor humori, Donaldin, janë bërë pjesë e një ndër spektakleve më të ndjekur të ekranit, ‘Dance with me’. Puntata e djeshme ishte vërtetë shumë emocionuese pasi Alketa Vejsiu i ka gjetur pikën e dobët aktorit. Një ndër tatuazhet që ka në trup Romeo është një dedikim për nënën e tij të cilin moderatorja e lexoi mbrëmë.

Romeo u emocionua shumë dhe lotët i shkëlqyen sytë teksa Alketa lexonte vargjet.

Showbiz Alketa Vejsiu romeo veshaj