Showbiz25 Gusht 2018, 14:23

Alketa Vejsiu tregon arsyen pse e ruan me aq fanatizëm jetën private: Nuk kam nevojë të përdor fëmijët si kartë suksesi

Shkruar nga Pamfleti

Alketa Vejsiu e ka nisur karrierën e saj në fillim si një këngëtare për ta vazhduar më pas si moderatore, dhe duhet ta pranojmë që në këtë fushë është shumë më e zonja. Të gjithë e dimë që është një bashkëpunëtore e Vera Grabockës dhe gjithmonë sjellin show në ekranin e televizionit. Përsa i përket jetës private moderatorja është treguar gjithmonë shumë e rezervuar, duke mos i bërë asnjëherë pjesë të medias fëmijët e saj.

Janë shumë të pakta rastet ku Alketa poston foto me fëmijët e saj dhe kujdeset gjithmonë që të zbulojë aq sa duhet. Së fundmi moderatorja ka kryer një intervistë dixhitale me ndjekësit e saj në Instagram. Nga pyetjet e shumta u vu re që shumica e njerëzve donin të dinin pikërisht për mungesën e familjes së saj në rrjetet sociale. Disa nga pyetjet drejtuar moderatores ishin: . “Pse nuk i nxjerr fëmijët asnjëherë në televizor apo në foto apo bashkëshortin”, “Për fëmijët e kuptoj që i mban larg mediave dhe daljeve tuaja publike dhe mirë bën, po bashkëshortin pse”.

Përgjigjja e saj ishte se :“Nuk kam nevojë të mbërrij më shumë se ç’kam dhe ta përdor dhe familjen si kartë suksesi për një fotografi perfekte”. Gjithashtu ajo ka treguar telefonin e saj të mbushur plot me momente të bukura së bashku me familjen e saj dhe nuk është e nevojshme t’i ndajë me të tjerët. Mesa duket për Alketa Vejsiun nuk ka rëndësi të projektojë familjen perfekte për sytë e botës pasi ajo e ka vërtetë një të tillë.

E pyetur se pse nuk bën një fëmijë tjetër ajo është përgjigjur se mbase do ta bëjë ose do ta birësojë. Duhet theksuar se të birësosh është një gjest human, por mbetet për tu parë nëse Alketa do të merrte vërtetë një vendim kaq të rëndësishëm apo kjo ishte thjesht sa për të kaluar pyetjen.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Showbiz Alketa Vejsiu Familja