
“All Stars Game” mund të organizohet shumë shpejt në Europë, ideja e presidentit të Çelsit fillon të “ngacmojë” klubet
Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia!
Liga “All Star Game” pritet të bëhet së shpejti realitet në Europë.
Ky lajm vjen nga “The Times”, teksa përforcon idenë e ngritur nga presidenti i ri i Çelsit, Tod Bohli, i cili ishte ai që e krijoi si një ide të bujshme që pritet të zhvillohet mes katër kampionateve më të forta në kontinentin e vjetër, Seria A italiane, Premier Liga angleze, La Liga spanjolle dhe Bundesliga gjermane.
Në këtë turne do të marrin pjesë vetëm 11-shja më e mirë e kampionatit.
Nëse kjo ide do të bëhet realitet, nuk dihet ende sesi dhe kur do të zhvillohet, në muajt e verës gjatë fazës përgatitore apo në pauzën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
“The Times” ka “skicuar” formacionet në katër kampionatet më të forta si një hipotezë sesi pritet të zhvillohet ky turne.
Premier Liga: Alison; Xhejms, Ruben Dias, Tiago Silva, Zinçenko; De Bryjne, Rajs, Rodri; Salah, Haland, Luis Diaz.
Seria A: Menjo; Di Lorenco, Skriniar, Bremer, Spinacola; Brozoviç, Milinkovic-Saviç; Kieza, Dibala, Leao; Ozimhen.
La Liga: Kurtua; Kunde, Militao, Gimenez, Alaba; Modriç, Buskets, Pedri; Benzema, Levandovski, Vinisius Zhunior.
Bundesliga: Zomer; Frimpong, De Ligt, Gvardiol, Dejvis; Kimish, Belingam; Gnabri, Musiala, Mane; Nkunku.