Sport26 Tetor 2018, 20:38

Allegri bën modestin: Jam poshtë këtyre trajnerëve

Shkruar nga Pamfleti
Allegri bën modestin: Jam poshtë këtyre trajnerëve

Trajneri i Juventusi-t, Massimiliano Allegri u pyet në lidhje me mendimin e tij për trajnerët më të mirë në Europë dhe nëse e sheh veten në grupin e trajnerëve të mëdhenj si Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti:

“Trajnerë si ata kanë fituar shumë në Europë. Ata kanë fituar Champios League ndërkohë që unë kam humbur dy finale”, ka thënë trajneri italian.

“Nuk mund të krahasohem me ta, edhe pse fitorja në Manchester ishte e shkëlqyer. Gjithashtu, titujt e Serie A janë të rëndësishëm dhe për tani duhet të fokusohemi vetëm aty”.

Sport Juventus Massimiliano Allegri Pep Guardiola