Sport28 Korrik 2018, 11:38

Allegri ka frikë, tregon impaktin negativ të Ronaldos

Shkruar nga Pamfleti
Allegri ka frikë, tregon impaktin negativ të Ronaldos

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, është shumë i lumtur që Ronaldo ka firmosur për ekipin e tij, por nuk i vjen mirë që skuadra dhe tifozët janë bërë shumë euforikë. Ai kërkon që t’i ulë ata me këmbë në tokë, pasi nuk i bën mirë ekipit. 

“Cristiano ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe ai do të na ndihmojë jashtëzakonisht, por ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ka shumë eufori rreth nesh dhe kjo nuk është e mirë. Këtë vit do të jetë më e vështirë se herët e tjera.

Kundërshtarët do të jenë më agresivë, sepse kemi fituar shumë ndeshje dhe tani kemi një lojtar të shkëlqyeshëm, si Ronaldo. Rivalët do të kenë më shumë motivim. Me Ronaldon fola dhe kuptova se sa i lumtur dhe entuziast është që po vjen këtu, do të ketë kohë për të folur për futbollin”.

Sport Allegri Juventus Ronaldo