Politike21 Dhjetor 2022, 14:52

Altin Dumani kreu i ri i SPAK, Tabaku: Të merret me të gjitha dosjet që unë kam denoncuar, jo me peshqit e vegjël!

Shkruar nga Pamfleti
Altin Dumani kreu i ri i SPAK, Tabaku: Të merret me të gjitha dosjet

Deputetja, Jorida Tabaku duke folur për kreun e ri të SPAK Altin Dumani tha se pret që drejtësia e re të mos jetë një kopje e drejtësisë së vjetër. Më tej Tabaku kërkoi nga SPAK që të veprojë me integritet kundër korrupsionit.

Kam kërkuar që drejtësia e re të mos jetë një kopje e drejtësisë së vjetër. Drejtuesi i ri të marrë përgjegjësi për të gjitha dosjet që unë kam denoncuar. Jo me peshqit e vegjël. Jemi mësuar me punonjës që shkojnë përpara drejtësisë. Pres integritet për t’i shkuar të gjitha çështjeve. Lufta ndaj korrupsionit tregohet vetëm më punë. Nëse do kishte ndëshkim në dogana kushdo që vinte pas do të kishte friktë të bënte një akt korruptiv”, tha ajo.

Ndër të tjera Tabaku tha se korrupsioni është endemik dhe se është i shtrirë në çdo qelizë.

Dëshmia që dëgjuam ishte tronditëse dhe është rast konkret i asaj që në dëgjojmë në raporte. Por rasti në dogana që ju keni evidentuar e bëjnë këtë gjë edhe më të prekshme. Sot problem është sistemi që është ngritur dhe mënyra se si funksionojnë institucionet . Sistemi në dogana dhe tatime nuk funksionon. Rastet që ju keni treguar tregojnë evazionin që ndodh. Nuk kam dëgjuar ndonjë rast ku qeveria të ketë reaguar për rastet që keni sjellë. Ka dëme të mëdha dhe reflektohet në buxhetin e shtetit dhe në ekonomi dhe arsyeja kryesore që të rinjtë largohen është korrupsioni”, ka thënë Tabaku.

Politike Altin Dumani tabaku