Politike29 Shtator 2022, 21:14

Ambasada Amerikane ndihmoi SPAK me informacione për dosjen e Metës? Përgjigjet Yuri Kim

Shkruar nga Pamfleti
Ambasada Amerikane ndihmoi SPAK me informacione për dosjen e Metës?

Yuri Kim u kujdes që kreu i ri i SPAK-ut të mos lindë "autik”

A ka ndihmuar SHBA me informacion SPAK-un për hetimet ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbi mënyrën e lobimit në Amerikë?

E pyetur rreth kësaj çështje, kryediplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka refuzuar të komentojë hetimet ndaj Metës, duke thënë se kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë.

 Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Ka një hetim nga SPAK mbi mënyrën e lobimit nga Z. Meta në Uashington, në SHBA e keni ndihmuar SPAK-un me informacion nga institucionet tuaja?

Ambasadorja Kim: Nuk mund të komentoj për këtë.

Blendi Fevziu: Ka shumë akuza kundër Z. Meta në SPAK, nga persona të ndryshëm, institucione të ndryshme të vogla. Mendoni se është fushatë kundër një partie të opozitës?

Ambasadorja Kim: Mendoj që këto i heton dhe vendos SPAK. Nuk është diçka për diplomatët, apo politikanët apo gazetarët…

Blendi Fevziu: Jo, sepse kjo çështje e lobimit në Shtetet e Bashkuara ka nevojë edhe për ndihmën e institucioneve amerikane. Pa ndihmën e institucioneve amerikane, nuk mund ta hetojnë çështjen?

Ambasadorja Kim: Po, si parim i gjerë, i përgjithshëm, kur marrim një kërkesë për informacion nga partnerët e ligjzbatimit kudo në botë dhe ku kemi atë që njihet si traktat i ndihmës ligjore të ndërsjellë, përpiqemi ta ndihmojmë njëri-tjetrin duke ofruar informacion.

Politike SPAK Yuri Kim