Politike27 Shkurt 2019, 21:49

“Ambasada e SHBA ka kërcënuar deputetët hajdutë dhe ata me dosje të Sigurimit të Shtetit për Reformën në Drejtës

Shkruar nga Pamfleti
“Ambasada e SHBA ka kërcënuar deputetët hajdutë dhe

"Ambasada e SHBA ka kërcënuar deputetët hajdutë dhe ata me dosje të Sigurimit të Shtetit për Reformën në Drejtësi"

Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në “Arena” në Ora News, tha se për miratimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota pro, ambasada amerikane në Tiranë thirri dhe kërcënoi deputetët me dosje të Sigurimit të Shtetit dhe ata që kishin vjedhur në 28 vite në pushtet.

“As amerikanët dhe rusët nuk i thonë Myslim Murrizit. SHBA i kërcënoi me një vizë skifterët dhe hajdutët. Thirri ata që kanë dosje të sigurimit, thirri hajdutët që kanë vjedhur 25 vjet në pushtet, thirri edhe ata që kanë vjedhur makina dhe batanije në Itali.

Kanë ardhur dhe kanë votuar rob me pranga në duar. Unë nuk bëj pjesë me këta. Ambasada amerikane, Partitë Popullore, partia e Merkelit kanë folur publikisht. Hera e parë që ndodh në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën djegia e mandateve”, tha deputeti Murrizi.

Politike ambasada e shba myslim murrizi Reforma në Drejtësi