Aktualitet28 Maj 2022, 17:19

Ambasada e SHBA reagon për ndarjen e Nishanit nga jeta: Kontributi i tij për forcimin e marrëdhënieve do të mbahet mend gjatë

Shkruar nga Pamfleti
Ambasada e SHBA reagon për ndarjen e Nishanit nga jeta: Kontributi i tij

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada vlerëson figurën e tij dhe i ka shprehur ngushëllime familjes.

Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, shprehet ambasada.

Aktualitet Ambasada Nishani SHBA