Kosova19 Qershor 2019, 12:51

Ambasadori britanik: Dhuna në familje mbetet problem dhe njollë e turpshme për shoqërinë

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori britanik: Dhuna në familje mbetet problem dhe njollë e

Ambasadori britanik: Dhuna në familje mbetet problem dhe njollë e turpshme për shoqërinë

Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare për eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se shoqëritë nuk mund të ecin përpara nëse çdo pjesë e shoqërisë nuk ecën bashkë, nëse një pjesë e shoqërisë mbetet e margjinalizuar.

“Edhe konfliktet nuk mund të zgjidhen në mënyrë stabile afatgjate nëse një pjesë e shoqërisë mbetet e margjinalizuar ose viktimë dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Qeveria britanike është e angazhuar në dhe ngre zërin kundër dhunës seksuale gjatë konfliktit kjo u pa edhe në vitin 2014 kur u lansua nisma e samitit botëror kundër dhunës seksuale në konflikte. Ne jemi angazhuar edhe 5 vjet me radhë në përkrahjen e viktimave në përgjithësi si dhe ne përkrahjen e viktimave të dhunës seksuale në konflikt”, tha ai sot në televizionin publik.

Sipas tij, edhe pse supozohet se nuk ka dhunë, në Kosovë ka shumë dhunë seksuale në familje, por nuk raportohen rastet sepse viktimat e dhunës e dinë se nëse viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës mbeten të margjinalizuar atëherë si do të zgjidhen rastet e tyre.

“Kjo mbetet një problem, një damkë për shoqërinë. Ky krim, dhuna seksuale në konflikt ka qenë me qëllim, strategji për ta traumatizuar popullatën, në përkrahjen e objektives, strategjisë për spastrim etnik. Fatkeqësisht ka pas heshtje në Kosovë dhe botë kjo heshtje dëmton viktimën dhe kërkesën për drejtësi, ne kemi faj që nuk kemi folë gjatë për këtë dhunë”, tha ai./ZËRI

Prishtine ambasadori britanik në Kosovë dhuna ne familje Ruairi O’Connell