Kosova17 Janar 2023, 16:50

Ambasadori britanik: E shkuara nuk duhet harruar, por Kosova e Serbia duhet të shkojnë drejt marrëveshjes

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori britanik: E shkuara nuk duhet harruar, por Kosova e Serbia duhet

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, të martën ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Filozofik.

Atyre Abbott, u ka thënë se nuk duhet të harrohet e kaluara, por që Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise.

Jam shumë krenar qe Mbretëria Bashkuara është në çdo hap me Kosovën. Nuk duhet harruar e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, por duhet bërë kompromis. Në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk duhet ta vë në dyshim të ardhmen. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian, ne e mbështesim plotësisht të ardhmen e Evropës”, tha ai.

Më tej ambasadori u ndal dhe te emigrantë shqiptarë duke e parë me shqetësim një gjë të tillë.

Sot nuk kemi asnjë prioritet më të madh se sa ta përkrahim Ukrainën deri në çlirimin e saj. Që nga vera e kaluar ne kemi parë shumë, por shumë shqiptarë duke shkuar në Britani të Madhe, e që kjo përbën një problematikë në vete”, ka thënë Abott.

Prishtine Kosove Nicholas Abbott Serbi