Aktualitet26 Tetor 2022, 20:47

Ambasadori britanik mesazh Berishës: S'kemi qasje individuale, “godasim” vetëm të korruptuarit

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori britanik mesazh Berishës: S'kemi qasje individuale,

Pas SHBA-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një shuplakë të fortë edhe nga Britania e Madhe. Deputeti “non grata” këmbëngul se dhe Londra i ka rënë në qafë kot, por nuk është aspak i të njëjtit mendim ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh prerë se Britania nuk merr asnjëherë vendime të pabazuara. Ai tha se vendime të tilla nuk kanë të bëjnë fare me individë apo parti të caktuara, por sanksionet merren vetëm për emrat e përfshirë në afera.

Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet. Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen”, tha ai.

Vetë Berisha e cilësoi ambasadorin si një diplomat të korruptuar, por ai refuzoi të përgjigjet dhe nuk preferoi të qëndrojë fare te Berisha. Sipas ambasadorit të tilla veprime bëhen sipas ligjit dhe nuk ka fare nevojë për koment.

Ne do të vazhdojmë të marrim masa për t’i dhënë fund mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Veprime që i ndërmorëm në korrik. Ne nuk bëjmë të ditur emra nuk i diskutojmë ato. Këto janë çështje që janë objekt i procedurave ligjore dhe nuk i publikojmë kurrë globalisht. As unë dhë askush tjetër nuk ka komentuar mbi ata individë. Ky nuk është fundi dhe ne do të vijojmë të marrrim hapa. Tani duam të shohim që mos ndëshkimi të marrë fund këtu ndaj do të vazhdojmë të forcojmë institucionet e këtu, por do të marrim masa kur bëhet fjalë për cenimin e interesave kombëtare të qytetarëve britanikë”, tha King-Smith.

Ambasadori deklaroi se SHBA do vijojë të shtojë sanksionet, teksa nuk e përjashtoi që në listë janë politikanë, biznesmenë dhe kategori të tjera të dyshuara për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Ata mund t’i përkasin çdo kategorie, nga biznesi te politikanët. Mund të jenë të tjerë. Kriteri është ai i atyre që nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik dhe që për këtë arsye nuk janë më në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ambasadori.

Kryesore Berisha Britania Non-Grata