
Nicholas Abbot, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë ka këkruar nga serbët që të kthehen në institucione.
Kjo pas arrijtes së marrëveshjes në Bruksel për targat mes Kosovës dhe Serbisë, të mërkurën e 23 nëntorit.
“Mirëpres marrëveshjen e cila largon tensionet dhe uroj të gjitha palët për gatishmërinë e treguar për kompromis. Marrëveshja, në veçanti për ata në veri është një lehtësim. Tani duhet që serbët të kthehen në institucione, në interes të punëve të tyre, familjeve dhe rendit e ligjit”, ka shkruar Abbot në Facebook, të enjten.
Serbët lokalë ishin larguar nga institiucionet pasi e kanë parë si diskriminim vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Vendimi kërkonte që serbët të konvertojnë targat nga “KM” në RKS.
Pas marrëveshjes Serbia nuk do të lëshojë targa “KM”, ndërkaq Kosova nuk do t’i gjobisë shoferët e këtyre veturave me targa ilegale.