Aktualitet28 Nëntor 2018, 10:52

Ambasadori i BE i ashpër edhe në urimin për Pavarësinë: Zbatoni reformat për të arritur ëndrrën evropiane!

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori i BE i ashpër edhe në urimin për Pavarësinë:

Ambasadori i BE i ashpër edhe në urimin për Pavarësinë: Zbatoni reformat për të arritur ëndrrën evropiane!

Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë iu është bashkuar urimeve të shumta për Ditën e Pavarësisë së shqiptarëve. Ambasadori Luigi Soreca ka uruar 106-vjetorin e Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dhënë dhe një mesazh të fortë për integrimin e vendit në familjen evropiane.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të veçantë!”, shkruan Soreca.

Soreca thekson se Bashkimi Europian mbetet i angazhuar që të mbështesë Shqipërinë në kryerjen e reformave të nevojshme për të arritur ëndrrën evropiane të popullit të Shqipërisë. # BE-ja është e angazhuar për të mbështetur # Shqipërinë në kryerjen e reformave të nevojshme për të arritur ëndrrën europiane të popullit të Shqipërisë. # EUforAlbania ”, përfundon ambasadori.

Aktualitet integrimi Luigi Soreca pavarësia