Aktualitet14 Shkurt 2019, 11:52

Ambasadori i Britanisë së Madhe paralajmëron opozitën: Me 16 shkurt protestë paqësore, 8 vite më parë u vranë 4 protest

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori i Britanisë së Madhe paralajmëron opozitën: Me 16

Ambasadori i Britanisë së Madhe paralajmëron opozitën: Me 16 shkurt protestë paqësore, 8 vite më parë u vranë 4 protestues, askush nuk mbajti përgjegjësi

Pas thirrjes së ambasadorit të BE në Tiranë për protestë paqësore  në 16- shkurt, ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri.

Në një postim në Twitter ambasadori Duncan Norman i ka bërë thirrje opozitës të zhvillojë një protestë paqësore më 16 shkurt, pas paralajmërimeve për dhunë 

Postimi i Norman:

 “MB-ja e sheh të drejtën e protestës si një të drejtë thelbësore demokratike.

Megjithatë, demonstratat duhet të jenë paqësore nëse mbështesin demokracinë.

U bëjmë thirrje atyre që janë të përfshirë në protestat e të shtunës të respektojnë këtë parim”, shkruan ai.

Kryetari opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të tejkalojë kordonin  e policisë për të hyrë brenda godinës së Kryeministrisë.

Parlajmërimet për dhunë kanë rritur tensionin mes policise dhe opozitës.

8 vjet më parë, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, në një protestë para Kryeministrisë u vranë katër qytetarë.

Ish- kryeministri Berisha mori përgjegjësinë për vrasjen, duke e justifikuar me ligjin  e policisë, por ende nuk është gjykuar për këtë

Aktualitet 8 vite më parë u vranë 4 protestues Ambasadori i Britanisë së Madhe paralajmëron opozitën: Me 16 shkurt protestë paqësore askush nuk mbajti përgjegjësi