Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, është takuar me presidentin amerikan Joe Biden. Takimi është zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Dugolli ka thënë se është krenar për lidhjen unike mes SHBA-së dhe Kosovës.
Sipas tij, miqësia mes popujve të këtyre dy vendeve përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta.
“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona. Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar Dugolli.