Bota17 Qershor 2022, 20:00

Ambasadori i Ukrainës në Serbi: Rusia e sheh Ballkanin si “front rezervë”, kërkon ta destabilizojë!

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori i Ukrainës në Serbi: Rusia e sheh Ballkanin si “front rezervë”, kërkon ta destabilizojë!

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach ka deklaruar se Moska e sheh Beogradin si “front rezervë”.

Rusia e sheh Ballkanin si një “front rezervë” që Kremlini do të përpiqet ta destabilizojë për të larguar vëmendjen nga agresioni kundër Ukrainës dhe jam i bindur se Serbia dhe vendet e rajonit nuk kanë nevojë për një të ardhme të tillë. Ukraina është mirënjohëse ndaj udhëheqjes serbe për mbështetjen e saj politike dhe dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës në organizatat ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Tolkac theksoi se mes Ukrainës dhe Serbisë ka lidhje të thella miqësore, historike dhe kulturore, dhe ajo çka i bashkon edhe zgjedhja e përbashkët e të ardhmes në rrugën evropiane. Për Tolkach, Rusia moderne është një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën, përfshirë Serbinë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Përgjigja jonë ndaj kërcënimit rus, përgjigja e Bashkimit Evropian, e vendeve kandidate, përfshirë Serbinë, duhet të jetë e fortë. Bëhet fjalë për mbrojtjen e zgjedhjes sonë të lirë të përbashkët, të së ardhmes sonë. Prandaj, ne shpresojmë të forcojmë mbështetjen e Serbisë për Ukrainën.

Rusia padyshim do t’i rezistojë aspiratave evropiane, si tonat ashtu edhe të Serbisë, por ne tashmë kemi bërë një zgjedhje dhe jemi të sigurt se do ta mbrojmë atë së bashku”, theksoi Tolkac.

Ambasadori ka shtuar se ai “duhet të deklarojë” se propaganda shtetërore ruse është ende fuqishëm e pranishme në hapësirën informative të Serbisë.

“Këtu nuk bëhet fjalë për lirinë e fjalës, qeveria ruse e vrau lirinë e fjalës në Rusi shumë kohë më parë. Ashtu siç vrau idealet e ukrainasit Çajkovskit dhe rusit Lermontov, të cilat propaganduesit rusë i përmendin ndonjëherë. Prandaj, përhapja e narrativave të propagandës shtetërore ruse në Serbi nuk është aspak liri e fjalës. Ky nuk është aq problem për Ukrainën, sa për Serbinë”, theksoi Tolkac.

I ndalur tek vizita e anuluar e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Beograd, Tolkach vlerësoi se do të ishte më mirë të përpiqej të shkonte drejtpërdrejt në Hagë.

Bota #lufta në Ukrainë Ballkani Rusia Serbi