Aktualitet27 Maj 2018, 20:58

Ambasadori në ikje Donald Lu kërcen “Baftjarin” me “Peshqit e mëdhenj” Ilir Meta e Fatmir Mediu. Ishte nisur t’

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori në ikje Donald Lu kërcen “Baftjarin” me

Ambasadori në ikje Donald Lu kërcen “Baftjarin” me “Peshqit e mëdhenj” Ilir Meta e Fatmir Mediu. Ishte nisur t'i ‘gjuante”...

Po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe të portaleve kërcimi i ambasadorit amerikan në largim Donald Lu me Ilir Metën dhe Fatmir Mediun.

Nën tingujt dhe ritmin e këngës së “Baftjarit”, Donald Lu ka kërcyer fort dhe ka festuar me tërë forcën e shpirtit pikërisht me “peshqit e mëdhenj” Ilir Meta, Fatmir Mediu e Lulzim Basha.

Pikërisht me këta “peshq të mëdhenj” për të cilët ishte nisur në një “gjueti” të paralajmëruar për t’i mbyllur së paku në “akuariumin” e burgut të Reçit në Shkodër, por që ka përfunduar në një mbrëmje “gala” me ta.

Ironi e fatit por në largim ambasadori Donald Lu ka gëzuar shumë mbështetësit e Metës, Mediut dhe Bashës duke dhënë shpresë se do të jenë larg burgut.

Gjë që duket dhe në fotot e shumta, videot dhe përshëndetjet që janë hedhur në rrjetin social nga pjesëmarrësit dhe mbështetësit e tre drejtuesve të partive politike, dhe Presidencës.

Dhe pikërisht në ditën kur opozita organizoi një protestë para kryeministrisë e cila më pas u zhvendos tek ministria e Brendshme ku dhe pati përplasje mes militantëve të PD dhe policisë.

Dhe ku ky tubim i organizuar nga PD dhe LSI kishte si qëllim largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

 

http://www.pamfleti.tv/jasha-like-se-na-fike_028f6d1e4.html 

 

 

Por dhe Basha, një nga “peshqit” e paralajmëruar për të rënë në rrjetën e drejtësisë, ishte pjesëmarrës në këtë darkë dhe duartoket kërcimin e ambasadorit amerikan Lu me miqtë e tij të racës “peshku madh” ishte i gëzuar.

Pasi sapo i erdhi zëri nga fjalimi në protestë dhe iu dhanë djersët nga qëndrimi i shkurtër në asfalt, duke degjeneruar protestën e opozitës u pozicionua nën ritmin e “Baftjarit”.

Mbrëmjen e djeshme pak orë pas protestës Basha ishte në festën e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në ambientet e hotel Plazza në Tiranë me pjesëmarrësit në veprimtarinë “Mëngjesi i Lutjeve”.

Në këtë festë ishte dhe aleati i Bashës Fatmir Mediu i cili siç shikohet në video ka kërcyer papushim nën tingujt e këngës greke “Pitsirika” dhe “Tate du fuston”.

Momentet e hareshme për ambasadorin Donald Lu, presidentin Ilir Meta dhe kryerepublikanin Fatmir Mediu, janë shoqëruar me një sërë punimesh komike.

Të cilët ne këtë video që qarkullon ne rrjetet sociale, shihen duke kercyer kengen me titull “Gezuar Baftjar”, me presidentin Ilir Meta./Pamfleti

 

Kryesore Ambasadori amerikan Donald Lu