Bota12 Nëntor 2022, 14:30

· Rajoni

Shkruar nga Pamfleti
· Rajoni

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Kharchenko, ka dhënë mesazhe ngushëllimi të shtunën për Serbinë sa i përket presioneve me të cilat po përballet për shkak të mossanksionimit të Rusisë për luftën në Ukrainë.

Kharchenko ka thënë se Rusia nuk është e befasuar që Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj këtij vendi, ndërsa ka shtuar se janë të vetëdijshëm se Beogradi është nën presion të madh për këtë.

Ai gjithashtu tha se Rusia e di se Serbia “e ka të vështirë të luftojë me presione të tilla, aq më tepër që e di se si duken ato presione dhe shtoi se ‘e vështirë’ mund të mos jetë fjala e duhur për ta shpjeguar”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

“Edhe më parë, ne kishim një supozim për presidentin Aleksandar Vuçiç dhe gjithë udhëheqjen e Serbisë se, pavarësisht vështirësive dhe presioneve që janë shumë të mëdha dhe të vazhdueshme, Serbia do të mbante një qëndrim parimor”, tha Boçan-Kharchenko për TV Prva”.

Rajoni Aleksandër Botsan-Kharchenko Rusia sanksione Serbia