Aktualitet12 Dhjetor 2018, 13:34

Ambasadori Soreca mesazh të rëndësishëm: Votimi i sotëm forcon luftën ndaj krimit e korrupsionit, BE iu mbështet

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori Soreca mesazh të rëndësishëm: Votimi i sotëm

Ambasadori Soreca mesazh të rëndësishëm: Votimi i sotëm forcon luftën ndaj krimit e korrupsionit, BE iu mbështet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Soreca shkruan se votimi i sotëm do t’i japë formë sistemit të drejtësisë dhe do të forcojë luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërsa shton se BE do vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt drejtësisë së re.

 “Më shumë se 300 gjykatës mblidhen sot për të zgjedhur 6 anëtarë të KLGJ. Ky votim do t’i japë formë sistemit të drejtësisë dhe do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë për t’i mundësuar drejtësi të gjithë qytetarëve të saj”, shkruan Soreca.

Gjykatësit janë mbledhur sot për të përcaktuar 6 anëtarët Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ashtu si në KLP, edhe sot në garë janë 10 gjyqtarë, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin për gjashtë vende në këtë institucion. Në procesin e zgjedhjes së gjykatësve janë të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.

Aktualitet KLGJ Luigi Soreca Reforma në Drejtësi