Aktualitet17 Tetor 2022, 16:10

Ambasadorja e BE mesazh qeverisë: Tërhiquni nga amnistia fiskale, po minoni integrimin evropian të vendit

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadorja e BE mesazh qeverisë: Tërhiquni nga amnistia fiskale, po

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, ka lëshuar të tjera kritika sa i takon nismave të qeverisë. Christiane Hohmann, ka prezantuar progres-raportin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ku sërish u ndal te amnistia fiskale, reforma në drejtësi dhe presionet ndaj gazetarëve.

Ambasadorja e bëri dhe një herë të qartë se amnistia fiskale nxit pastrimin e parave. Por ajo e theksoi se miratimi i këtij ligji, minon anëtarësimin në BE.

Lidhur me luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Në këtë kontekst, miratimi i një amnistie penale tatimore kundër këshillës së BE e Moneyval do rrezikonte progresin në këtë fushë”, theksoi ambasadorja.

Diplomatja ngriti si shqetësim zvarritjen e proceseve gjyqësore. Sipas saj duhet të punohet në këtë aspekt. Po ashtu kërkoi nga SPAK që të forcojë luftën ndaj korrupsionit.

Raporti shënon një progres të mirë në përgjithësi për gjyqësorin, në vijim të emërimit të gjyqtarëve të rinj, gjykata e lartë ka ulur ngarkesën për herë të parë në gjashtë vjet. Por ndikohet negativisht nga kohëzgjatja dhe ngarkesa e madhe e çështjeve të prapambetura. Kërkohet një aksion vendimtar për të ngritur një aksion modern për një hartë të re gjyqësore

SPAK ka dhënë vendime të rëndësishme të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë. KE u bën thirrje autoriteteve të vijojnë përpjekjet për luftën kundër korrupsionit që mbetet një fushë shqetësimi serioz duke vërejtur një vullnet më të madh politik”, tha ajo.

Sa i takon të drejtave të njeriut, ambasadorja deklaroi gazetarët përballen me presione dhe intimidime nga politika dhe nga biznesi.

Raporti shënon progres në një sërë fushash, që kanë të bëjnë për të miturit. Hapat pozitive që njeh janë edhe ato për LGBTI, përfshirjen e pjesëmarrjen të komunitetit rom. Cilësia e gazetarisë mbetet e penguar nga politika dhe biznesi. Kemi disinformim. Kemi akte intimidimi dhe në këtë fushë nuk jemi përmirësuar”, shtoi ambasadorja.

Kryesore BE Christiane Hohmann integrimi

Aktualitet

·

14 Tetor 2022, 18:1018:10Aktualitet

·

14 Tetor 2022, 18:1018:10Aktualitet

·

14 Tetor 2022, 18:1018:10Aktualitet

·

14 Tetor 2022, 18:1018:10Aktualitet