Ambasadorja e re BE-së, Christian Hohmann e cila nisi këtë javë misionin e saj në Shqipëri ka dhënë një mesazh drejtuar shqiptarëve, ku u shpreh se mezi pret të punojë me institucionet shqiptare për të bërë vendin tonë pjesë të Unionit Europian.
Në mesazhin e sajë Hohmann u shpreh se hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë do të na sjellë sjell më afër me BE-në dhe kjo gjë na bën më të fortë.
Gjithashtu ajo shtoi se hapja e negociatave ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të Shqipërisë.
“Hapja e negociatave na sjell më pranë dhe na bën më të fortë. Ajo ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj.
Pres me padurim të punoj me të gjithë ju, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile, qytetarët, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, u shpreh ajo.
#EU Ambassador 🇪🇺 Christiane Hohmann started her mission to #Albania 🇦🇱 this week. “The opening of accession talks brings us closer and makes us stronger”, Ambassador Hohmann said.
Watch the full message 👇 pic.twitter.com/KHcW3aYmQr
— EU in Albania (@EUinAlbania) August 5, 2022