Bota 8 Maj 2022, 22:20

Ambasadorja e SHBA-së dhe stafi diplomatik rikthehen në Kiev, "mesazh" Moskës 24 orë para Ditës së Fitores

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadorja e SHBA-së dhe stafi diplomatik rikthehen në Kiev,

Ambasadorja e SHBA-së dhe stafi diplomatik rikthehen në Kiev, "mesazh" Moskës 24 orë para Ditës së Fitores

Ambasadorja në detyrë e SHBA në Ukrainë, Kristina Kvien dhe një grup diplomatësh amerikanë u kthyen në ambasadën në Kiev këtë të dielë për herë të parë që nga fillimi i luftës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt rifillimit të një pranie të plotë të SHBA-së në kryeqytetin ukrainas.

Ambasada e SHBA në kryeqytetin ukrainas u mbyll në mes të shkurtit pasi shqetësimet u rritën për veprimet ushtarake ruse. Videot e postuara në mediat sociale treguan një autokolonë që rrotullohej në kompleksin e ambasadës. Zbarkimi i ekipit diplomatik në Kiev u bë me rastin e përkujtimit të Ditës e Fitores në Evropë, tha një zyrtar amerikan, një ditë para Ditës së Fitores së Rusisë, e cila feston nesër humbjen e Gjermanisë naziste më 1945-ën.

Po ashtu, rikthimi i trupës diplomatike përkon me të njëjtën ditë kur Zonja e Parë Jill Biden bëri një vizitë të papritur në Ukrainë.

Vlen të theksohet se, në fund të prillit, gjatë një vizite në Kiev, Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi se SHBA do të kthejë diplomatët në Ukrainë.

Bota #lufta në Ukrainë ambasada e shba ne kiev dita e fitores ne evrope